Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar.
Advertisements
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në Armath, në vendin e quajtur “Akullorja”, ku 48-vjeçari me inicialet A.L., ka përplasur me makinë të riun me inicialet M.Ll,..
Ai është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Manëz
Informacion Paraprak
Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.