Zbardhen të tjera detaje pas arrestimit të katër personave ditën e djeshme, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Advertisements
Sipas gazetares Klodiana Lala, dy nga të arrestuarit janë nga Elbasani ndërsa dy të tjerë janë nga qyteti i Fushë-Krujës.
Lala, duke iu referuar burimeve në Prokurorinë e Kr.imeve të Rënda, nënvizoi se në gjurmët e të arrestuarve është rënë përmes përgjimeve telefonike.
Advertisements
“Ata u shfaqën të shqetësuar në momentin që doli lajmi se është vrarë Admir Murataj dhe këtë e shprehën në biseda me njëri tjetrin”, tha Lala.
Kujtojmë se mes te arrestuarve janë edhe dy personat që bënë të mundur modifikimin e furgonit me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor .
I arrestuari është Klement Cala, që njihet si një nga bashkëpunëtorët e Admir Muratajt në grabitjen e 10 milione eurove ne vitin 2017 ne Rinas.
Ndërkohë, në orët në vijim pritet të ketë të tjera arrestime, pasi aksioni i policisë vijon aktualisht në tre qytete: Elbasan, Tiranë dhe në disa fshatra të Fushë-Krujës.