Admir Muratajn e vrau Policia apo shokët? Ja deklarata e policisë

Në njoftimin e vetëm që Policia e Shtetit dha për grabitjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, shprehej se një nga autorët kishte mbetur i vr.arë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë.

Advertisements

“Pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas, dyshohet se disa persona, ende të paidentifikuar, me maska dhe ar.më, pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, thuhej në njoftimin e Policisë më datë 9 prill. Por edhe pse ky ishte një version zyrtar, ish-drejtues Policie, por edhe analistë të ndryshëm, hodhën dyshime se Admir Murataj mund të mos ishte vr.arë nga Policia, duke drejtuar gishtin nga bashkëpunëtorët e tij.

Advertisements

Edhe vëllai i tij, gjatë një prononcimi për mediat pas identifikimit të trupit në morg, i pyetur nga gazetarët nëse ka dijeni se si ka ndodhur vr.asja, nëse e kishte vr.arë Policia apo shokët e tij, nuk mundi të jepte një përgjigje konkrete.

“Nuk kemi asgjë të saktë deri tani. Dimë që thonë se e kanë hedhur shokët e vetë aty dhe kaq”, u shpreh ai. Megjithatë, do të jetë ekspertiza balistike, që do të përcaktojë saktësisht autorësinë e vr.asjes. Pritet ekzaminimi i predhës për të mësuar se nga çfarë ar.me ka dalë.

Artikulli paraprak“Perandoria Murataj”/ BMW e vila luksoze, gruaja e Admir Muratajt pronare e një sërë apartamentesh dhe pronave pafund
Artikulli tjetërSot në 18:00 opozita në protestë, mbi 1500 policë në gatishmëri, por skenari mbetet i frikshëm pasi …