Kombëtarja shqiptare do të ketë në dispozicion një shumë prej 150 mijë eurosh, për çdo fitore që do të arrijë këtë edicion në ndeshjet eliminatore për Europianin 2020. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në institucionin e futbollit, se ka qenë vetë presidenti Armand Duka, i cili në një bisedë me futbollistët ka konfirmuar planin që ka FSHF-ja.
Advertisements
Mësohet se fillimisht Duka e ka lënë gjithçka në dorë të lojtarëve, pra që ata të merrnin premio pas çdo fitoreje apo gjithçka të lihej për në fund, ku do të shpërbleheshin të gjithë për vendin që do të kapte skuadra në grupin eliminatore. Kuqezinjtë kanë qenë më tepër të idesë për t’u shpërblyer pas çdo ndeshjeje, ku ata marrin pikët e plota. Mirëpo, FSHF-ja ka planifikuar edhe premio për barazimet. Shifrat mund të shtohen në rast se arrihen fitore “big”, veçanërisht në takimet jashtë fushe. Në 150 mijë euro, natyrisht pjesën e luanit e kanë titullarët, që përfitojnë mesatarisht 5-6 mijë euro për kokë pas çdo ndeshjeje të fituar të Kombëtares.
Advertisements