DASHI
Advertisements
Mbrojeni nga te gjithë jetën tuaj ne çift sot dhe mundohuni te kaloni me tepër kohe me partnerin. Po e late shume pas dore ai mund te shohë dike tjetër. Beqaret nuk do hakojnë një dite te bukur dhe do mungojnë njohjet e reja. Kjo nuk është dita juaj me fat. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do filloje te përmirësohet tej mase. Mund te përfitoni nga kjo për te hequr edhe disa para mënjanë.
DEMI
Advertisements
Do jeni shume te sjellshëm sot ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe personi qe keni ne krah te ndihet sa me mire. Beqaret kot sa te mundohen ta kërkojnë dashurinë sepse sipas planetëve, kjo nuk është dita me e mire për ta. Te ardhurat do përmirësohen dalëngadalë. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju menjëherë te filloni shpenzimet sepse do ishte nja gabim i rende.
BINJAKET
Qetësia do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni për çfarë te qaheni për asgjë. Beqaret do kenë një dite te mbushur me te reja. Ata do takohen ne mëngjes me disa persona dhe do shoqërohen gjithë ditën me ta për t’i njohur me mire. Ka shprese qe te fillojnë shpejt një lidhje afatgjate. Ne planin financiar duhet te reflektoni gjere e gjate para se te kryeni ndonjë shpenzim.
GAFORRJA
Sipas parashikimeve, jeta juaj ne çift ka për te qene shume me e veçante sot. Do keni ide interesante si ta bëni partnerin t’iu dashuroje edhe me tepër. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin. E rëndësishme është qe jeta e tyre do ece ne drejtimin e duhur. Buxheti do jete goxha i mire, megjithatë nuk duhen kryer shume shpenzime.
LUANI
Do jeni shume te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te sa do vije e do përmirësohet akoma me shume. Beqaret do jene inteligjente dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Jeta do ju ndryshoje brenda pak orësh. Financat do mbeten te mira. Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi për te bere investimet qe keni menduar prej kohesh pasi me vone nuk i dihet çfarë ndodh.
VIRGJERESHA
Fale ndikimit pozitiv te yjeve, sot do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur me partnerin dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Beqaret do realizojnë një takim ekzaltues dhe vendimtar, i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar perspektivat janë goxha te mira. Mundohuni te përfitoni nga kjo situate për te hequr para mënjanë dhe për te shlyer borxhet.
PESHORJA
Jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te mëdha gjate gjithë kësaj dite. Do arrini te flisni për çdo gjë me partnerin dhe do bini dakord me te. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet pasi do zhgënjehen tej mase. Me mire le te qëndrojnë me këmbë ne toke. Ne planin financiar mundohuni te tregoheni te matur me shpenzimet qe te siguroni edhe te ardhmen.
AKREPI
Mundohuni te mos provokoni xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse atëherë kur te mos e prisni situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë një dite shume te trazuar. Ata do realizojnë disa takime dhe nuk do dini çfarë zgjedhje te bëjnë. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Nuk do e keni aspak te vështirë te kryeni shpenzimet e nevojshme.
SHIGJETARI
Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Çdo gjë do ece mire mes jush dhe atij qe keni nr krah, madje do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë disa takime serioze dhe me shume gjase mund te ndryshojnë edhe statusin. Buxheti nuk do ketë probleme nëse i menaxhoni me maturi paratë qe do keni neper duar.
BRICJAPI
Do bashkëpunoni pafund me partnerin tuaj sot dhe se bashku do përbëni një ekip te forte. Askush nuk do ua prishe dot harmoninë. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do mendojnë te arsyeshme. Parashikohet qe jeta shume shpejt t’ju ndryshoje për mire. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe. Paratë qe keni shfrytëzojini për te bere investime te domosdoshme.
UJORI
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te mos ece ashtu si duhet sot. Here pas here keni për te pasur edhe debate te forta me partnerin dhe për fat te keq asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret ka rrezik te fillojnë një lidhje qe do ju sjelle me shume mërzitje sesa kënaqësi. Financat do jene te mira kështu qe mund te kryeni pa frike investimet qe keni menduar. Po mundet, ndihmojini edhe pak te afërmit.
PESHQIT
Dite sensuale dhe e mbushur me pozitivizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te joshin pa dorashka sepse sot do ju ofrohen mundësi te mira. Ne planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet, por as ta kufizoni shume veten.