Vr.asja e 7 vjeçarit shqiptar, xhaxhai: Ja çfarë u zbulua për autoren

Pas ngjarjes së tro.nditi Bazelin dhe Zvicrën, ku nje grua ne moshe theri me thi.ke te voglin 7 vjecar nga Kosova, kanë filluar të dalin edhe detaje te tjera.

Advertisements

Autoritetet po bëjnë dhe ekzaminimin psikik të të moshuarës. Siç shkruan ‘Blick’, pensionistja 75-vjeçare ka qenë nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse, ndërsa raportohet se ka mbi 100 mijë franga borxh, përcjell albinfo.ch.

Prokurorët nuk kanë dhënë shumë detaje, pasi rasti është duke u hetuar. Dihet se ajo është shtetase zvicerane. Ajo së paku që nga viti 2008 ka qenë nën kujdestari, ndërsa ka pasur mbi 100 mijë franga borxh. 75-vjeçarja ishte në asistencë, kurse gjithashtu ka pasur një procedurë falimentimi, shkruan tutje albinfo.ch.

Advertisements

Raportohet se deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një banesë, e cila është pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes, derisa më pas nuk dihet se ku ka jetuar.

Nëna e djaloshit është shprehur e shokuar me atë se çfarë ndodhi, derisa në lidhje me rastin ka folur edhe Sylë Mahmuti, xhaxhi i vik.timës.

“Kur dëgjuam lajmin se çfarë kishte ndodhur, ishte tron.ditje për ne”, është shprehur ai për “The Associated Press”, përcjell albinfo.ch.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk po dihen, derisa hetimet janë duke vazhduar. “Nuk kemi mundur të gjejmë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, si ka ndodhur”, ka thënë Mahmuti në shtëpinë e tij në Lipjan. “I vetmi informacion që e kemi marrë është se ai është qell.uar në qafë”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk pasur ndonjë problem në Zvicër dhe nuk e di arsyen pse ka ndodhur një rast i tillë. “Ka shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë, dhe në 12:45 ai ka dalë nga shkolla, e gjatë rrugës ka hasur në plakën 75 vjeçare. Thashethemet që i kemi dëgjuar na kanë thënë se ka pasur njëfarë përleshjeje, por nuk dimë më shumë”, ka nënvizuar ai.

Autoritetet ende janë duke e hetuar rastin e kësaj ngjarje tragjike dhe nuk kanë dhënë shumë informacione, kurse janë duke kërkuar edhe dëshmitarë.

Ambasada ngushëllon familjen

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka marrë lajmin e hidhur dhe shumë të rëndë, për vr.asjen mizore të fëmijës I. Mahmutit, i lindur më 03.12.2011, nga Komuna e Lipjanit. Ai u vr.a dje me ar.më të ftohtë në rrugë, pak pas orës 12 të ditës, kur kishte përfunduar mësimin e paradites në shkollë dhe ai shkonte në banesën e tij.

Ambasadorja Nazane Breca, në emër të saj, në emër të Ambasadës dhe gjithë stafit diplomatik, konsullor dhe stafit teknik, familjes së Mahmuti nga Lipjani, me banim dhe punë në qytetin e Baselit, i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë tragj.edi familjare! Kjo vr.asje e ka tron.ditur komunitetin e madh shqiptar në Zvicër, ka tronditur gjithë Kosovën, banorët e Baselit dhe gjithë qytetarët zviceranë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në mëngjesin e ditës së sotme, ka autorizuar një diplomat të saj që të kontaktojë dhe të jetë afër familjes, të ofrojë ndihmën e duhur e të nevojshme në këto çaste të rënda që po përjeton familja e fëmijës së vr.arë, si dhe të merren informacionet zyrtare nga organet përgjegjëse të Kantonin të Baselit për këtë rast të rëndë tra.gjik.

Artikulli paraprak“E ke surratin si beton i pashtruar”, Françeska Jaçe ofendon rëndë fansen(Foto)
Artikulli tjetërFSHF shkarkon Panucin, ja kush e zëvëndëson(EMRI)