Familja Misku nga Kërraba ka tre vajza 13 vjeç, 9 vjeç dhe 7 vjeç të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.
Advertisements
Në fytyrat e vajzave lexohet kollaj trishtimi e teksa lotojnë për fatin etyre të keq ato shprehin dëshirën për të pasëur një shtëpi ku të mos kenë ftohtë dhe të jenë si gjithë shoqet e tyre.
“Kur bëjmë detyrat është shumë ftohtë brenda në shtëpi, nuk arrijmë gjithmonë të mësojmë aq mirë dhe të japim maksimumin në shkollë. Mendoj se po ti kishim kushtet do mësonim më shumë, më mirë” shprehet vajza e madhe.
Advertisements
“Kur jashtë bie shi, ne lagemi edhe brenda dhomës. Mblidhemi me njëra-tjetrën që mos të lagemi. Kemi shumë frikë se mos na bjeri tavani sipër” thotë më e vogla Luciana.
Dëshirat e tyre janë të kenë një shtëpi, një dhomë të tyre vetëm. Duan të kenë një derë që mos të fusë shiun dhe të ftohtin brenda. Duan që babain mos ta kenë më të sëmurë. Tre motrat kanë nevojë për ushqim dhe rroba dhe për një strehë të ngrohtë.
“Mërzitemi këtu, duam të kemi shtëpi dhe në siç kanë të tjerët, i shikoj fëmijët e tjerë që kanë, unë s’kam. Dua të kem krevatin tim. Mendoj se një ditë, do ketë edhe për mua një shtëpi, të rritem me të gjitha kushtet” shpreh dëshirën Pamela.