Disa muaj më parë në media u raportua se moderatorja e njohur e “Digitalb”, Ilda Bejleri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishin në një lidhje dashurie.
Advertisements
Dyshja u fotografuan shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo të pyetur në intervista të ndryshme ata i kanë mohuar këto fjalë dhe kanë treguar se janë vetëm miq.
Ndonëse verën e vitit të kaluar u përfol se çifti po bëhej gati për bashkëjetesë, së fundmi është zbuluar se mes tyre ka marrë fund gjithçka. Burime për ‘Gazetën Shqiptare’ kanë treguar se Ilda dhe Klevis janë ndarë.
Advertisements
Nuk dihet shkaqet që kanë çuan në një ndarje mes tyre, por persona të afërt pranë çifti kanë treguar se ata janë ndarë dhe ribashkuar shumë herë por këtë herë është përfundimtare. Ndërkohë as Ilda dhe as Klevis nuk kanë reaguar dhe secili ka vazhduar me angazhimet e veta.