Arbana Osmani ishte kryefjala e mediave dy ditën e fundit. Pas një sherri me drejtorin Ben Blushi u raportua se moderatorja do të braktiste ekranin e Top Channel, pjesë e të cilit është prej 15 vitesh.
Advertisements
Por pas disa orë negociatash, Osmani vendosi të mos largohej. Shkak i sherrit u tha se ishte Renato Mekolli, i cili i kiste zënë një pjesë të studios “Dua të të bëj të lumtur’, pasi do të nisë emisionin e ri. Mirëpo, ky lajm u hodh poshtë nga vetë Mekolli, të cilin e cilësoi si të pavërtetë.
Ndërkaq, pas këtyre lajmeve, është shfaqur për herë të parë në publik Arbana. Pak minuta më parë, moderatorja ka publikuar nëj foto në Instagram. “Mirëmëngjes”, shkruan ajo, ndërsa shfaqet mjaft e qeshur.
Advertisements
Duket se Arbana e ka kaluar stresin e situatës së fundit dhe pritet që ta shohim të shtunën në ekran.