Që prej përfshirjes së të dashurit të saj, Ervin Matës në ngjarjes e Ish-Bllokut, me 1 të vr.arë e 2 të pla.gosur, këngëtarja Elvana Gjata është gjithmonë në qendër të mediave.
Advertisements
Vetëm pak ditë më parë, Elvana në bashkëpunim me mikun e saj, moderatorin Ermal Mamaqi u shfaqen në premierën e filmit të tyre ‘2gisht mjaltë’.
Ajo çfarë u vu re ishte prezenca e personazheve të njohur, ku nuk munguan as familjarët e Ermalit si bashkëshortja Amarda Toska apo vëllai i tij me familjen.
Advertisements
Ndërkohë nga ana e Elvanës, nuk u dallua asnjë i afërm. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se këngëtarja vazhdon romancën me të dashurin Ervin Matën, ndonëse ai nuk ishte prezent në premierën e komedisë.
Kujtojmë që pas lançimit të këngës ’Tavolina e mërzisë’ nga Gjata, në media u përfol për një ndarje të mundshme të çiftit, e cila nuk rezulton e vërtetë. Mesa duket çifti ia ka dalë të rikuperojë momentet e vështira që kaluan.