Tron.ditet Zvicra! Po kthehej nga shkolla, gruaja the.r 7 vjeçarin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka tron.ditur Zvicrën. Një grua 75-vjeçare ka the.rur një 7-vjeçar shqiptar.

Advertisements

Vogëlushi 7 vjeçar ka mbetur i shtrirë për rreth gjysmë ore në rrugë me gja.kderdhje të madhe, raporton albinfo.ch nga burime të afërta të familjes së djalit të vr.arë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Baselit.

Advertisements

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi policia i ka thënë asaj një makinë e ka godi.tur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon për albinfo.ch një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, shprehet i afërmi.

Nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë. Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta presë vogëlushin.

Nëna e vogëlushit të vr.arë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon për albinfo.ch i afërmi.

“Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”.

Artikulli paraprakSot do keni një ditë speciale me partnerin tuaj/ Ja çfarë thonë yjet për ju
Artikulli tjetërOriola Marashi ngren temperaturat me fotot ‘përv.ëluese’ në të brendshme