Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit u tro.ndit nga ekz.ekutimi i avokatit avokatit Ravik Gurra. Avokati 50 vjeçar u v.ra teksa qëndronte në një lokal në prani të dy personave të tjerë.
Advertisements
Kujtojmë këtu se avokati u që.llua në kokë me një ar.më me silen.ciator, pas koke. Po ashtu u mësua se avokati i Shullazit, Ravik Gurra, u që.llua me 3 plumba pas koke.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar gazetari Armand Bajrami me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se gjatë një bisede me avokatin ai i kishte thënë se kur të ishte 65 vjeç do të ushqente pulat në shtëpinë në fshat dhe do të lexonte Shekspirin.
Advertisements
Bajrami ka shkruar se avokati që u vra ditën e djeshme ishte një ndër avokatët më interesantë dhe më të lexuar që kishte njohur dhe se ishte një njeri me një humor mjaft të thellë.
Postimi i plotë:
Kr.imi mori nje tjeter jete. Ishte radha e Ravikut. Nje nga avokatet me interesante e te lexuar qe kam njohur. Spikaste nder kolege nga qetesia dhe nje artikulim elegant. Fliste per librat dhe familjen. Njeri me humor te holle, te cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra te anglishtes (te rrenjosura nga qendrimi i tij i gjate ne Londer). Heren e fundit e takova te premten e kaluar ne seancen per Shullazit dhe grupin ne Apelin e Kr.imeve. Po i tregoja qe kisha nderruar vendin e punes, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me te qeshur frazen e huazuar nga nje spot publicitar “nderrova ngjyren, por jo numrin”. “Je i martum, tha Raviku, se nryshe mund ta nderroje dhe numrin”. Avokati elbasanas ne vijimesi shprehte pakenaqesi per menyren si funksiononte drejtesia ne Shqiperi, duke sjelle sakaq eksperiencen e huaj. Me trishtoi lajmi per vr.asjen e tij. Gjeja e pare qe me feksi nder mend ishte nje bisede me te 2-3 vjet me pare, kur po i kerkoja mendim per nje 60 e ca vjecar, ish funksionar publik, qe shfaqej studiove duke mbajtur qendrime qe s’i shkonin per shtat. Une, tha avokat Raviku, kur te jem 65 vjec dua te baj vetem nji gja: T’lexoj Shekspirin dhe te ushqej pulat tek shtepia ne fshat (me duket se atekohe e kishte nisur ndertimin e saj ne rrethinat e Elbasanit). Ate jete du me ba. S’te lane te behesh 65 vjec avokat…”