Si u ekz.ekutua menaxheri i VIP-ave, dy persona e prisnin poshtë shtëpisë. Dyshohet se kur ai …

Detaje te reja nga ngjarja e rende qe u shenua mbreme ne Tirane, ku u ekz.ekutua në pritë poshtë shtëpisë 26- vjeçari Jurgen Kurti, i njohur si biznesmen, menaxher i VIPave dhe ish-model.

Advertisements

Dy persona që dyshohet se po e prisnin në hyrjen e pallatit, që ndodhet në rrugën “Zef Jubani”, mbrapa Postës nr.8 në Tiranë, e kanë qëll.uar për vde.kje me 3 plu.mba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në shtëpinë e tij.

Policia zyrtarisht tha se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Megjithatë, burime nga grupi hetimor thanë se atentatorët dyshohet të kenë qenë dy persona që kanë lëvizur me motor, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

I riu ka mbetur i vde.kur në vend, ndërsa Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo është njoftuar nga dëshmitarët. Pas ekze.kutimit mafioz, familjarët dhe e fejuara e Jurgen Kurtit janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ku kanë shpër.thyer në lot nga skena e kri.mit dhe lajmi i vde.kjes së tij.

Mësohet se e ëma e 26-vjeçarit ndodhej në shtëpi në momentin kur i biri po shkonte ta takonte, por nuk arriti dot të ngjitej deri në katin e gjashtë. Kr.imi ndodhi në të njëjtin pallat ku tri vite më parë mbeti i vr.arë babai i Jurgenit, Artur Kurti.

Jurgen Kurti, 26-vjeçari që mbeti i vr.arë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nuk ishte emër i panjohur për mediat, por dhe për Policinë. Me drejtësinë, ai ishte përballur dy herë, në të dyja rastet për vr.asje. Por më vonë ishte shpallur i pafajshëm. Nga ana tjetër, ai njihej edhe për jetën e tij të luksit, shoqërinë e zgjeruar me njerëz të botës së artit, biznesit, modës e më gjerë.

Si një ish-model, ai kishte nisur që në moshë fare të re të shoqërohej me personazhe të njohur të botës së ekranit, madje ishte edhe menaxher i disa prej tyre. Ambicien e tij për t’u pasuruar nuk kishte ngurruar ta shprehte në intervista të ndryshme që kishte dhënë në media.

Në moshën 23-vjeçare, ai kishte një shoqëri të regjistruar në QKR, që mban emrin “Albania Luxury Brands”. Kompania në fjalë merrej me 10 aktivitete të ndryshme biznesi. Por ishte më shumë e fokusuar te marketingu dhe distribuimi i produkteve të ndryshme, kryesisht turistike, organizim eventesh dhe paketash turistike.

Jurgen Kurti madje kishte sjellë në Shqipëri edhe reperin amerikan, Rick Ross. Sipas ekstraktit të QKR, Jurgen Kurti figuron aksioneri më i madh i kësaj shoqërie dhe administrator i saj.

Artikulli paraprakMoment magjik! Më shumë se 50 mije tifozë kundërshtarë në këmbë pas magjisë së Leo Messit(Video)
Artikulli tjetërFinancat tuaja do të rriten ndjeshëm, ja çfarë parashikojnë yjet për ju