“Shefave të tyre unë i bëja festat pa lek”, policia terrorizon këngëtarin shqiptar: Erdhën 30 veta, sikur unë isha …

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka treguar përmes një video Live një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmë pas një konceri.

Advertisements

Teksa shkonte për në shtëpi pas një koncerti, Endri tregon se mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.

Sipas policëve, këngëtari kishte konsumuar alkool prandaj Endrit efektivët i kanë marrë makinë dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.

Advertisements

Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

‘Shteti ka ikur për lesh. Këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morrën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëcikë unë këta po tani ma shpifën farë, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.

Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjeta sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sit ishin çetë e madhe’ tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.

Kesaj i thone te te heqin edhe gjith lumturine qe ke kaluar mbas nje koncerti te mbrekullushem , te ti ndrydhin ndjenjat , emocionet , mundin , djersen , dinjitetin te gjitha . Teror , turp i zotit . Stefi Prifti Gjergji Feto Bledar Tanasica Endrit Shani policia shtetit 👏🏻👏🏻👏🏻

Gepostet von Endri Prifti am Freitag, 29. März 2019

Artikulli paraprakVarfëria e tejskajshme në shtëpine e 3 motrave në Kërrabe: Kemi frikë se mos na bie shtëpia në kokë …
Artikulli tjetër“Fshehi vëllanë nga nëna”, Salianji e pranon: Ka 21 vite emigrant në Angli, por ja si qëndron e vërteta