Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama u ndodh në Durrës në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.
Advertisements
Te të mos harrojmë që para pak kohësh kryebashkiakut supermen Dakos, i shpërtheu një skandal për bashkëpunim me fisin me lidhje kriminale Avdylaj, në lidhje me afera të shit-blerjes së votës, por ç’rëndësi ka kjo për Ramën, derisa Gjushi fitoi bashkinë e Durrësit sërish…
Nuk dihet ende kandidati nën siglën e PS që do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit. Dako nuk pritet të jetë më kandidat për kryebashkiak, pasi Partia Socialiste ka vendosur të mos rikandidojë kryebashkiakët që kanë 3 mandate njëri pas tjetrit.
Advertisements
Teksa lëvdoi punën e tij, Rama hodhi edhe thumba ndaj opozitës. Duke “shpërthyer” në batuta mbi liderët e opozitës, metodë kjo për të tërhequr vëmendjen nga “bëmat” e Dakos, të cilit i ka dalë nami në Durrës nga skandali me fisin Avdylaj.
Ai e cilësoi Kryemadhin si fallxhore të cilës i shihte filxhanin Bashës dhe me një të parë të filxhanit vendosën të djegin mandatet.
Rama nuk është kursyer as për Nokën, ashtu si edhe të tjera herë në parlament i referohet me fjalët “Nga cili pyll e keni sjellë këtë mor?”
Rama tha:
I ka thënë fallxhorja dëgjo kam pa filxhan mbrëmë, harroje, harroje ti do digjesh komplet. I ke pa ato flakët e fallit, i ndezi flakët ajo, u hodh Luli në flakë, Saliu nga mrapa benzinë… shkrumb mandatet të gjitha… Mos u mërzit i thotë fallxhorja se isha dje ke njona, pupu ç’i bën filxhanit ajo. Dhe pashë një L dhe një E që po shkonte poshtë. Bjer turistë nga Vora, Shkodra, Kavaja e kur vjen puna në fund, gjithë ajo ekstazë del një bojë e zezë aty pfff…”
Më pas ai vazhdoi të ironizonte liderin e opozitës dhe ish-deputetin e PD, Flamur Noka.
Ai shtoi:
Do vijnë të thonë ndërkombëtarët, meqë po qan Luli ku e ke biberonin, të sajojë një biberon të qetësojë Lulin. I dhamë 15 biberona para disa vjetësh. Nuk rritet me metoda mirëkuptimi, le të rrijë në rrugë të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata. Nuk e di sa do i pengojnë hapjen e negociatave. BE nuk është pyll për Flamur Nokën. Flamuri do pemë që të hipë. Në BE në pemë hipin të tjerë dy këmbësha, jo deputetët.”