Ashtu siç është njoftuar opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës para Parlamentit. Ndërkaq, protesta nis në orën 09:30, nga rrethet janë nisur që në orët e para të mëngjesit mbështetësit e opozitës.
Advertisements
Kështu ish-deputeti, njëherësh kryetari i PD në Fier, Luan Baçi është nisur nga Fieri me simpatizantët drejt Tiranës. Në një prononcim për mediat ish deputeti u shpreh se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.
“Çdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parlament që nuk e njohim, fals, i mbushur me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërgjegjshëm që pranojnë të përfaqësojnë popullin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare. Rama duhet ti thërrasë mendjes. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, tha ai.
Advertisements