Një mësuese 38-vjeçare nga Rusia është përjashtuar nga shkolla në të cilën jepte mësim. Shkak është bërë një foto që ajo kishte postuar, ku dukej e veshur me një fustan të shkurtër dhe taka të larta.
Advertisements
Pasi fotoja ishte parë nga prindërit e nxënësve, një lumë sharjesh vërshuan kundër mësueses, të cilën e etiketuan si pro.stitutë.
Mësuesja e Gjuhë-Letërsisë e quajtur Tatiana kishte edhe foto të tjera me bikini apo me fustane të shkurtra duke kërcyer me nxënës të shkollës.
Advertisements
Olga, drejtoresha e shkollës e kishte paralajmëruar atë më herët, por kur pa që situata degradoi i shkroi asaj një letër.
Ajo i ishte drejtuar Tatianës:
Kjo është mënyra sesi vishen prost.itutat- taka të larta, fustan mbi gju, gjithçka e ekspozuar. Kë po përpiqesh të ndjellësh? Ti nuk ke të drejtë të përdorësh titullin “mësuese”. Nuk është aspak e habitshme që djemtë e rinj janë të çmendur pas teje dhe vetëm një hap të ndan nga pedofilia.”
Megjithëse ajo nuk i pranoi akuzat dhe tha se kishte të drejtë të bënte ç’të donte në kohën e lirë, ministri i Arsimit ishte zotuar se do t’i gjente asaj një punë tjetër.