Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se regjimi Edi Ramës ka mbaruar dhe se ai tashmë është një kufomë politike.
Advertisements
Basha pas takimit me Christian Danielsson, tha se gjatë takimi opozita është e vendosur të ccliroë Shqipërinë nga qeverisja e korruptuar, pra jo vetëm të largojë Edi Ramën për dhe të shëmbë sistemin e tij.
“Opozita ka pasur sot një mundësi tjetër për të shprehur jo thjeshtë dhe vetëm vendosmërinë e saj për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e korruptuar, pra kemi kërkuar që jo thjeshtë të largohet Rama por të shembet ky sistem. Kujto që kujtdo që i dhimbset ky vend, duhet të garantojmë që mos kapen zgjedhjet dhe të mos përsëritet fenomeni Rama me emër tjetër. Të kemi institucionet kushtetuese të jenë në shërbim të njerëzve dhe jo të gjithë në grushtin e një njeriu dhe oligarkëve.
Advertisements
Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, problemet e të cilit ndodhën që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, pra me qëllimin për të larguar kriminelët nga zonat elektorale, por fuqizimi i rolit të kryetareve solli më shumë kriminel në parlament. Në e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës të mbaruar, një kufomë politike”, tha Basha.