I mori jetën kushërirës së tij, gjykata vendos bu.rg përjetë për të, flet nëna e vikti.mës: Jam e lehtësuar

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me bur.gim të përjetshëm Naser Pajazitin për vr.asjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajaziti. Vendimi u mor pasi dosja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Advertisements

Ky vendim është mirëpritur nga familjarët e Donjeta Pajazitit. Nëna e saj thotë se tash e tutje do të ndjehet më e lehtësuar.

“Rasti është i rëndë. Por pas këtij vendimi të gjykatës ndjehemi më të lehtësuar. Gjykata mori një vendim të drejtë dhe ai është dën.uar siç e ka merituar”, shprehet nëna e Donjeta Pajazitit.

Advertisements

Edhe vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, thotë se vendimi i gjykatës ishte i drejtë. Ai thotë se ky vendim është dashur të merret më herët.

“Unë po ndjehem shumë mirë sepse u dën.ua një persona që e ka krye një vepër. Kur gjykata ka shpallë vendimin e parë, kemi pasur vuajtje të mëdha. Tash pak a shumë na është lehtësuar vuajtja pas këtij vendimi të ri”, deklaroi Shkëlqim Pajazitaj, përcjell Telegrafi.

Gjykata deri të ky vendim i ri erdhi pasi u paraqitën prova të reja që kanë munguar më herët.

Naser Pajazitaj më herët ishte liruar nga akuza për këtë vr.asje, por Gjykata e Apelit më pas kishte kthyer lëndën për rigjykim.

DOSJA

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me ar.më, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata Themelore, më pas e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues, i përbërë nga gjykatësit Sali Berisha dhe Lumturie Muhaxheri, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Ndërkaq, para se të shpallej aktgjykimi, të hënën ishin dhënë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, që ta dënojë me bu.rgim maksimal të pandehurin Naser Pajazitaj, i cili akuzohet për vr.asjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

Një propozim të tillë e ka dhënë prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj në seancën e së hënës, ku ka përfunduar rigjykimi në këtë rast.

Në seancën e së hënës, ndër të tjera, prokurorja tha se informatën e parë që familja e tani të ndjerës për zhdukjen e bijës së tyre, e kishte marrë nga tani i akuzuari Naser Pajazitaj.

Sipas saj, është vërtetuar në tërësi se i akuzuari Pajazitaj kishte kryer vr.asjen e tani të ndjerës duke e shfrytëzuar besimin dhe padjallëzinë e viktimës, e cila më pas ishte gjetur në bjeshkët e Strellcit nga dy kalimtarë të rastit.

Prokurorja tha se i akuzuari kishte dhënë disa dezinformata familjarëve të tani të ndjerës, kinse e kishte parë atë në disa vende, mirëpo ky veprim nga i akuzuari, sipas saj, ishte bërë me qëllim të shmangies së gjetjes së trupit të vik.timës.

Ndër të tjera, ajo shtoi se përmes kamerave të siguruara ishte vërtetuar fakti se i akuzuari në ditën kritike, nuk kishte qenë në varrimin e një bashkëfshatari.

Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gëzim Kollqaku kërkoi që i mbrojturi i tij, Naser Pajazitaj të lirohet nga aktakuza në mungesë të provave.

Kollqaku tha se i mbrojturi i tij nuk e kishte marrë tani të ndjerën me veturë, sipas tij, vërtetohet nga raporti i ekzaminimit të makinës së të akuzuarit të kryer në Ankara të Turqisë.

Sipas avokatit Kollqaku në vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur asnjë gëzhojë e ar.mës, ndërsa në veturën e të pandehurit nuk janë gjetur mostra të fijeve të flokut të Donjeta Pajazitaj.

Kurse, Naser Pajazitaj në fjalën e tij përfundimtare, tha se betohet se ai nuk kishte të bënte me vr.asjen e Donjeta Pajazitaj dhe se nuk dinte asgjë me vrasjen e saj.

Pas precizimit të aktakuzës nga prokuroria ku është heq pjesa lidhur me ar.mën e panjohur me të cilën pretendohet se është përdorë për kryerjen e vr.asjes, i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën penale të ar.mëmbajtjes dhe disa fishkë të gjetur në shtëpinë e tij.

Ndryshe, para dhënies së fjalës përfundimtarë, janë lexuar provat materiale dhe janë transmetuar video-incizimet ku shihet vetura e të pandehurit Naser Pajazitaj në ditën kritike pranë shtëpisë së Jusajve, për të cilën, prokuroria pretendon se e i akuzuari e kishte marrë Donjeta Pajazitaj.

Gjithashtu, është shikuar edhe video-incizimi ku i akuzuari në një aheng familjar gjuan me ar.më të zjarrit.

I akuzuari Naser Pajazitaj, e shfrytëzoi të drejtën e tij, ligjore sikurse në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësore të mbrohet në heshtje.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të këtij viti, të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vr.asjen e Donjeta Pajazitaj, kurse e kishte dënuar për veprën penale të ar.mëmbajtjes pa leje, për çka Pajazitaj, ishte dën.uar me dën.im unik prej një dy vjet e katër muaj bu.rgim.

Sipas këtij aktgjykimi, nuk ishte arritur të dëshmohet se i akuzuari kishte kryer vr.asjen e Donjeta Pajazitajt, që ndryshe ka qenë edhe kushërira e tij.

Mirëpo, në tetor të këtij viti, pas ankesës që Prokuroria Themelore në Pejë kishte ushtruar kundër këtij aktgjykimi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur që rastin ta kthej në rigjykim.

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” theksohet se gjykata e shkallës së parë, nuk ka arritur të vërtetojë në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, ngase sipas Apelit, ka kundërthënie në deklaratën e dëshmitarëve Arjeta Ukaj, vajza e të akuzuarit mes deklaratës së saj dhe prindit Naser Pajazitaj, i cili ka deklaruar se ditën kur ka ndodhë vrasja e tani të ndjerës Donjeta, ka dalë me vajzën e tij dhe pastaj ka shkuar në varrim, mirëpo gjatë dëgjimit në prokurori e njëjta ka deklaruar se ditën kur është zhdukur Donjeta ‘unë nuk kam dal nga shtëpia’, mirëpo pas presionit nga familjarët, e njëjta e ka ndryshuar deklaratën.

Po ashtu sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë duhet të administrojë provat dhe të vërtetojë vendndodhjen e të akuzuarit në ditën kritike dhe se e ndjera Donjeta Pajazitaj a ka qenë në veturën e tani të akuzuarit, ngase nga raporti i hetuesve Albrim Mujaj dhe Veton Kelmendi është konstatuar se një dëshmitar që ka dashur të mbetet anonim, kishte deklaruar se ditën kritike rastësisht e ka vërejtur Naser Pajazitaj, me veturën “Grand Shiroka”, pikërisht afër shtëpisë së Haki Pajazitaj, i cili ishte ndalur më 13:40, dhe kishte marrë ndokënd, e që dyshon se pikërisht kishte marrë të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Sipas Apelit, nga kjo del se një vërtetim i tillë i gjendjes faktike, është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384 par.1 nënpar.1.12.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur më 8 qershor 2017, Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i të ndjerës gjendet pas më shumë se një muaji.

Me këtë, Pajazitaj akuzohej se ka kryer veprën penale të “vr..asjes së rëndë” nga neni 179 par 1 pika 1.4 dhe 1.12 të KPRK-së.
Aktakuza të njëjtin e ngarkonte edhe me vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar të ar.mëve” nga neni 374 par 1 të KPRK-së, gjegjësisht të një ar.me automatike, push.kës se gjuetisë, 12 fish.ekë dhe një ar.më e tipit “AK 47”.

Artikulli paraprakZbulohet pakti i “madh” i Dukës me lojtarët, 150 mijë euro për çdo fitore
Artikulli tjetërDeklaratë “bom*bë! Kush është polici që ka mesazhet kërc.ënuese ndaj avokatit Gurra?