I mori jetën 7-vjeçarit shqiptar, zbulohen detaje tron.ditëse për 75-vjeçaren zviceriane

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e dy ditëve më parë në lagjen Gotthelf, në Basel të Zvicrës.

Advertisements

Një djalë shqiptar nga Kosova u v.ra nga një 75-vjeçare. Fillimisht u mësua se ishte ora rreth 12:30 e drekës kur i mituri po dilte nga shkolla për të shkuar në shtëpi.

Mërgim.L nga Lipjani, ishte vetëm duke ecur në rrugë, kur 75-vjeçarja zvicerane i ishte afruar, e the.ri në fyt dhe më pas ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Advertisements

7-vjeçarin e gjeti të gj.akosur në rrugë mësuesja e tij, e cila ishte pak metra larg duke ecur me biçikletë.

Edhe pse vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’ia dilte për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Kurse gjatë ditës së sotme së sotme kanë dalë të tjera detaje në lidhje me 75-vjeçaren që theri 7-vjeçarin shqiptar.

Autoritet zvicerane kanë bërë të ditur se 75-vjeçarja është duke u vizituar nëse vuan nga çrregullime mendore. Po ashtu e ditur bëhet se ajo ka 100 mijë franga borxh.

E ditur bëhet edhe që nga viti 2008 ajo kishte qenë nën kujdestari. 75-vjeçarja ishte në asistencë dhe kishte pasur një proces falimentimi.

Deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetonte në një banesë e cila është pak se një kilometër larg vendit të ngjarjes, por më pas nuk dihet se ku ka jetuar.

Artikulli paraprak“Kush hap zyrën e sheh muret e tavanin…”, kërc.ënimi i Braçes për administratën dhe në qoftë se …
Artikulli tjetërE rëndë! Humb jetën 62 vjeçari pasi pritet me frezë në vendin e punës