Një turku i kishe shkuar mendja mirë për t’u shpëtuar gjobave të shpejtësisë në autostradë duke bërë një ndryshim të vogël në targën e makinës.
Advertisements
Pas një kontrolli fizik të bërë nga policia, u zbulua se shoferi 32 vjeçar e kishte vendosur targën me menteshë dhe në momentin kur voziste me shpejtësi e ngrinte atë duke mos i dhënë mundesi kamerave që ta fiksonin.
Kjo lojë e tij zgjati disa muaj deri sa u kap nga policët. Tashmë shoferi ka marrë një gjobë të majme, pas të cilës nuk do t’i shkojë më ndërmend që të bërë veprime të tilla. /albeu
Advertisements