Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vr.asjen e avokatit Ravik Gurra mbrëmjen e kaluar në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala raporton nga vendngjarja për “BË” se avokati i familjes Çapja dhe Emiljano Shullazit u qëll.ua me dy pl.umba pas koke me pis.toletë me silenciator nga një person i maskuar që më pas është larguar me makinë tip ‘Benz’.
Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.
Advertisements
Policia ka marrë në pyetje disa pjesëtarë të fisit Çapja, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vr.asjen. Dyshohet se ekze.kutimi i avokatit është kryer për shkak të detyrës se tij.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.
Sakaq, avokatët në qytetin e Elbasanit vendosën të bojkotojnë për 3 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste për vr.asjen e kolegut të tyre.
Ceremonia e varr.imit të avokatit pritet të bëhet sot, pasi pritet të vijnë në Shqipëri bashkëshortja e tij si dhe vajzat që ndodhen në Angli.