Duka nis lëvizjet, zbulohet trajneri pasardhës i Panuçit

Humbja me Turqinë ka lëkundur pozitat e Kristian Panuçit në krye të stolit të Shqipërisë. Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore.

Advertisements

Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuçit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Siç raporton Balkanweb, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës, i cili sot ishte i pranishëm në stadium. Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.

Advertisements

Edoardo “Edi” Reja, 73-vjeçari italian, është një emër i njohur në fushën e trajnimit në Itali. Ai ka qenë “timonier” i disa ekipeve në gadishullin apenin, si Bolonja, Breshia, Torino, Xhenoa, Katania, Napoli, Lacio apo Atalanta.

Artikulli paraprak“Dritaret nuk i hapnin kurrë dhe rrugës vinte era e tme.rrshme”, arre.stohen në Angli 4 të rinj shqiptarë
Artikulli tjetërPS mbledh sot Kongresin, ja çfarë pritet të ndodhë