Katër të rinj shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë arre.stuar ditën e djeshme në Cleveland të Anglisë. Të rinjtë janë arre.stuar në flagrancë nga policia. Ata kanë qenë në një fermë e cila ishte e mbushur plot me lëndë nar.kotike.
Advertisements
Të rinjtë kultivonin lëndë nar.kotike, ku më pas i bënin të gjitha shërbimet e nevojshme, deri në nxjerrjen në treg për ta shitur.
Vlera e lëndës nar.kotike shkon deri në 130 mijë paund. Dyshimet mbi të rinjtë janë shtuar kur fatura e energjisë elektrike u vinte gjithmonë e më e lartë. Kjo ishte diçka e pazakontë për katër persona që jetonin në atë ambient.
Advertisements
Dyshimet e tjera të policisë u shtuan edhe kur fqinjët dëshmonin se dritaret e fermës nuk hapeshin kurrë, por gjithmonë ishin të mbyllura e me perde të errëta. Rruga gjithmonë vinte erë kan.abis, ishin shprehur fqinjët.
Dëshmia e një fqinji:
Dritaret vuloseshin dhe nuk hapeshin kurrë. Madje edhe perdet e vendosura brenda dritareve ishin të errëta. Rruga vinte erë kan.abis dhe në dimër shumë zogj rrinin mbi çatinë e asaj shtëpie. Shumë njerëz të panjohur shihnim që hynin e dilnin. Ne ndonjëherë kishim edhe frikë.”
Të rinjtë janë të moshës 22, 24, 27 dhe 30 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuza të rënda dhe ende nuk është bërë e ditur edhe se sa vite dë.nim do vuajnë katër të rinjtë shqiptarë.