Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’ është i ftuar kryedemokrati Lulzim Basha, për të folur rreth lëvizjeve më të fundit të opozitës dhe situatën në të cilën është futur vendi.
Advertisements
Teksa Basha fliste për protetat dhe ‘regjimin e Ramës’, Çani ndërhyri duke i thënë se kryeministri ka ndërtuar një shtet të fortë. Dhe për t’ ia ilustruar këtë, i tregoi një histori të vetën.
‘Unë rri në periferi të Tiranës, në Mullet. Dhe ngaqë jam andej kam qejf të pi kafe me katunarët. Më shijon kafja me katunarët e zonës. Unë jam katunar dhe vet prandaj me shijon kafja me ta. Sa dola për vrap te lokali aty erdhën tatimorët. Ky (Rama) ka ndërtuar një shtet të fortë Luli’, ka thënë ndër të tjera Arjan Çani.
Advertisements