Ardian Fullani nuk gjen “rehat”, ish-Guvernatorit do t’i kontrollohet pasuria dhe rrezikon qe …

Ndonëse Ardian Fullani ka marrë dhe dëmshpërblim për largimin nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pasi doli i pafajshëm, ai ende nuk i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.

Advertisements

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Pjesë e listës është edhe ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ky i fundit, disa javë më parë, është emëruar si pjesë e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi, pesë vjet pas skandalit në Bankën e Shqipërisë, ku ‘avulluan’ 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë. Ardian dhe Arjana Fullani kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme që nga viti 2014, edhe për shkak të të ardhurave të larta të Ardian Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, kur paga bashkë me dietat shkonin tek rreth 90 mijë USD në vit.

Advertisements

Ndërkaq, me përfshirjen e zonjës Arjana Fullani në skanerin e Vetingut, automatikisht pasuria e çiftit do të verifikohet për ligjshmërinë. Krahas zonjës Fullani, kanë nisur procedurat e verifikimit edhe për katër ish-anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Pjesë e listës është edhe gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini. Ky i fundit ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve, të cilët i hoqën dënimin për jetë Dritan Dajtit, i akuzuar dhe dënuar për pesë vrasje.

Vendimi prodhoi një debat të fortë publik, ndërsa vuri në lëvizje edhe organet e drejtësisë. Gjatë një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e gjyqtarit, policia gjeti fishekë dhe 17 mijë euro, të futura në një sirtar. Tashmë gjyqtari Skënder Damini po i nënshtrohet verifikimit për të tre kriteret, ndërsa në javët në vijim do të dalë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit, ku me siguri nuk do të anashkalohet vendimi për Dritan Dajtin. Pjesë e listës është edhe Tritan Hamitaj, ish-anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Korçë, pla.gosen nënë e bijë(Emrat)
Artikulli tjetërEnca lë pa fjalë gazetarin kurd, shikoni çfarë i bën gjatë intervistës(VIDEO)