Dalin detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Berat, ku një i dën.uar tentoi t’i japë fund jetës. 38-vjeçari Bujar Murati nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit u gjet i varur në qelinë e tij nga punonjësit e bur.gut dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Advertisements
38-vjeçari mbërriti në gjendje kome në spitalin e Beratit dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, ku po luf.ton me jetën pasi është në gjendje të rëndë.
Lidhur me ngjarjen ende nuk ka informacion zyrtar nga Drejtoria e IEPV-së në Berat. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare është mësuar se Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u v.ra nga i dashuri rreth një vit më parë në Tiranë pranë fakultetit të Mjekësisë.
Advertisements
Ndërkaq, nuk dihet ende çfarë e shtyu 38-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën. Lidhur me rastin në fjalë pati një reagim edhe nga dega e Partisë Demokratike në Berat. Ka qënë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.
“Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Bur.gjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga kri.mi”, u shpreh ai.