Funerali ishte gati, mungonte vetëm i vde*kur. Por kur çdo shpresë ishte shuar dhe njerëzit ishin mbledhur për ta përcjellë në banesën e fundit, Mario Lo Conte, një pensionist italian 74-vjeçar nga Montecalvo Irpino, në Avellinese, u përmend, duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Advertisements
Burri ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë, dhe mjekët deklaruan se ai kishte “mbaruar”.
Por krejt papritur i moshuari hapi sytë, duke bërë që familjarët të befasohen, duke e quajtur “mrekulli”.
Advertisements
Familjarët po bëheshin gati për ta marrë në shtëpi, teksa kishin përgatitur edhe funeralin.
Çdo gjë u anulua, ndërkohë që burri u dërgua në spital për kontroll, shkruan noa.al.
“Po më telefonojnë shumë njerëz dhe më pyesin si jam. Por unë nuk kujtoj asgjë. Ishte besimi ai që më shpëtoi”, tha Lo Conte për mediat vendase. noa