Edhe pse nuk ka mbushur muajin në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, ministrja Belinda Balluku ka vendosur të anulojë një tjetër vendim të paraardhësit të saj.
Advertisements
Mësohet se Balluku ka kërkuar ndryshimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave më të vjetra se 10 vite prodhim.
Prej janarit të këtij viti në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite nga prodhimi.
Advertisements
Vendimi i marrë në mbrojtje të mjedisit mësohet se është kërkuar të ndryshohet prej Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Burimet janë shprehur se grupit të punës i është kërkuar nga Ministrja të rishikojë vendimin e dhënë prej paraardhësit të saj, duke favorizuar kështu tregtarët e makinave të vjetra.
Propozimi vjen në një kohë kur Shqipëria renditet në vendet me nivelin më të lartë të ndotjes, madje disa herë më shumë se norma e lejuar prej Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti të OBT, niveli i ndotjes është i barabartë me konsumin e 7 cigareve në ditë.
Madje ekspertët shprehen se në Shqipëri 50 përqind e ndotjes së mjedisit vjen si shkak i gazrave të automjeteve.
Në Tiranë numri i makinave për km 2 llogaritet të jetë më i madh se Amsterdami apo Berlini.
Pikërisht në këto kushte u vendos që të ndalohej futja në Shqipëri e makinave të vjetra, duke kërkuar si kusht konsumin e euro 5.
Kjo pasi një makinë e vjetër ndot 4 herë më shumë se një automjet i ri.
Por në kushtet kur vendet e BE po kërkojnë që në qarkullim të lejohen vetëm me euro 6, duke stimuluar me projekte daljen nga tregu te makinave të vjetra në Shqipëri./ora