Polici u filmua në shtëpi nga gruaja…në momentet intime

Berhan Bajrakurti, polici nga Dukagjini pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin int.im, është gruaja e tij.

Advertisements

Nga verifikimet e kryera prej prokurorisë së Shkodrës, ka rezultuar se Bajrakurti ka filmuar veten në çaste int.ime me bashkëshorten e tij. Ditën e sotme Bajrakurti pritet të dalë para gjykatës së Shkodrës, dhe pikërisht kjo gjykatë ka shumë gjasa që ta lirojë, pasi nuk është vërtetuar që polici i Dukagjinit të ketë kryer veprime të pahijshme me një vajzë 15-vjeçare.

Sipas burimeve të prokurorisë gjatë aktit të ekspertimit të videos së sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Berhan Bajrakurti, kryen veprime int.ime me bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë së tij. Gjithmonë sipas aktit të ekspertimit në pamjet filmike nuk duket asnjë vajzë. Lidhur me këtë çështje është marë në pyetje dhe bashkëshortja e Bajrakurtit, e cila ka pranuar se video është krejtësisht int.ime dhe nuk ka lidhje me akte pedofilie siç është trajtuar në media. Pritet që nesër gjykata e Shkodrës të marë një vendim konkret nëse do ta lirojë ose jo efektivin e policisë Berhan Bajrakurti. Në 14 shkurt 2019, polici Bajrakurti u arrestua nga kolegët e tij në zonën e Malësisë së Madhe, pas skandalit të publikuar në media, dhe la në masën e sigurisë “30 ditë bu.rg” nga Gjykata e Shkodrës. Ai akuzohet se kishte ngacmuar sek.sualisht një të mitur duke i dërguar video int.ime.

Advertisements


Reagon vëllai

Seanca gjyqësore u krye me dyer të mbyllura ndërkohë që pranë gjykatës ishin edhe familjarë e të afërm të efektivit të policisë. Vëllai i tij, Afrim Bajrakurtaj ka deklaruar se akuzat janë të pabaza. “Nëse e ka bërë atë gjë ai nuk është vëllai ynë. Video është e montuar nga mediat. Ne kemi tre ditë që nuk dalim jashtë sepse na vjen turp. Ai nuk e ka bërë atë gjë, por nëse ai e ka bërë mos të dalë më nga bur.gu”, deklaroi vëllai i Berhan Bajrakurtajt. Sipas dëshmisë së dhënë disa ditë më parë, polici pranon autorësinë e videos, por jo akuzën për ngacmim sek.sual ndaj të miturës. Ndërkohë që policia pretendon se mbi këtë çështje nuk ka marrë asnjë denoncim nga ndonjë banore e zonës, apo nxënëse në Shkodër.

Artikulli paraprakTron.ditet Ballkani! U zhduk 18 vite më parë, e pabesueshme ku e gjejnë trupin e 23 vjeçares (Foto)
Artikulli tjetërBabai super tërheqës i Dua Lipës rrëmben gjithë vëmendjen në ‘Brit Awards’(Foto)