Park City, qytet i kontes së Summit në Utah të SHBA, është bërë dëshmitar i një ngjarje të veçantë. Një skiator profesionist fare papritur u mbulua nga një ortek bore që e tërhoqi atë nëpër një shpat të pjerrët për rreth 60 m.
Advertisements
Gjithçka u regjistrua një telekamer e instaluar në kaskën e skitorit, imazhet e së cilës na tregojnë ankthin e tij ndërsa qëndroi “i varrosur” për së gjalli nën dëborë për 75 sekonda. Nga paniku ai nisi të thërriste për ndihmë e cila nuk vonoi.
Dy skiatorë të tjerë, që e kishin parë gjithë skenën, arritën shpejt të lokalizonin vendodhjen dhe ta shpëtonin. Park City në Utah të SHBA është i njohur për numrin e madh të popullsisë jo rezidente të cilët e preferojnë këtë qytet si destinacion dimëror, i duhuri për të apasionuarit me sportin e skive.
Advertisements