Era e fortë bllokon tragetet e nisura nga Durrësi

Tragetet me pasagjerë që janë nusur gjatë mbrëmjes së kaluar në drejtim të Italisë akoma nuk kanë arritur të ankorohen në portin e Barit.

Advertisements

Duket se moti i paqendrueshëm që ka përfshirë vendin tonë, është prezent edhe në krahun tjetër të Adriatikut.

Ndërkohë që burime nga Kapiteneria e Portit Detar në Durrës, bëjnë me dije se dy tragetet e nisura mbrëmë nga Durrësi, “Af Marina” dhe Rigel I, nuk kanë arritur të ankorohen, si pasojë e forcës së erës që shkon deri në 35 milje/orë dhe forcës së detit që raportohet të jete reth 8 ballë.

Advertisements

Pra aktualisht pasagjerët ndodhen ende në det të hapur në pritje të qetësimit të erërave dhe deri në përmirësim të situatës.

Duke parë edhe erërat e forta kapiteneria ka ndaluar hyrjen-dalje e mjeteve në portin e Barit.

Artikulli paraprakÇ’burrë shteti je, kur thërret për ndihmë Zahon dhe gruan sa herë mbetesh keq!”
Artikulli tjetërRrëfimi i Dua Lipës: Ikëm nga Kosova sepse ajo që serbët na detyruan …