E FUNDIT/ Kri.met e Rënda pranojnë kërkesën e Balilit, vendosin që ne rast se ai …

Gjykata për Kri.me të Rënda pranoi kërkesën e Kelmend Balilit për gjykim të shkurtuar, ndërsa më 12 mars do te lexohet pretenca.

Advertisements

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dën.imit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoj kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kan.abis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Advertisements

Ka nisur në orën 10:00 në Gjykatën për Krime të seanca e parë e gjykimit ndaj Kelment Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Mbi të rëndojnë akuzat për “Traf.ikim të lëndëve nar.kotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kri.minal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për njeriun, që shpesh është konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndërsa pjesa më e madhe e hetimeve, duket se është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e dërguara në Greqi. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Emri i këtij të fundit, si i përfshirë në tra.fikimin e lëndëve nar.kotike, është lakuar nga politika dhe media greke, në momentin që ai ishte në krye të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, në vitin 2016. Pas këtyre të dhënave, të bëra publike në atë kohë, Prokuroria e Kri.meve të Rënda me shkresë Nr.112/ 1 prot, datë 11.05.2016, kërkoi përcjelljen e letërporosisë për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë, për të marrë informacion për Klement Balilin.

Referuar dosjes hetimore, ka qenë rasti i tra.fikimit të një sasie prej 700 kilogramësh kana.bis sativa nga Saranda drejt një ishulli në Greqi, që kanë nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës nar.kotike në Greqi. Pritësi rezultoi të ishte një biznesmen në shtetin fqinj dhe është vënë në pranga gjatë këtij operacioni, së bashku me dy skafistët, ndërsa në atë kohë është bërë edhe shpallja në kërkim e Klement Balilit.

“Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot. FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana) ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme ‘Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina’, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar Klement Balili, në bazë të urdhërarrestit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale ‘Krijim dhe drejtim Organizate Kri.minale’”, njoftonte dy vite më parë Ministria e Drejtësisë.

SEKUESTRIMI I PASURISË

Në muajin nëntor të 2017-ës, Gjykata për Kr.ime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit. Kështu, në datën 24 nëntor Policia ekzekutoi vendimin duke vënë nën sekuestro hotelin “Santa Quaranta”, disa metra katrorë truall dhe 36 apartamente. “Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Kri.met e Rënda, të pasurive në emër të Klement dhe Bashkim Balilit, që janë: ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht hotel ‘Santa Quaranta’; 28,690 m2 truall; 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Vendimi për sekuestrimin u apelua nga familja e Balilit, të cilin e kishin konsideruar si të padrejtë, por edhe pse çështja u çua në Gjykatën e Apelit të Kri.meve të Rënda, kjo e fundit, në shkurt të 2018-ës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

AKUZAT

1. “Traf.ikimi i lëndëve nar.kotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kri.minal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kri.minal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kri.minale”.

Artikulli paraprakPranoi vr.asjen e shokut për pazaret e dro.gës, ja cfare vendosi gjykata për 40-vjeçarin
Artikulli tjetër“Më ndihmoni të vazhdoj ëndrrën”, futbollisti 17 vjecar i Skënderbeut në luf.të me jetën