Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpër.thimin e djeshëm në Gjirokastër ku u pla.gos një 27-vjeçar.
Advertisements
Dyshohet se shpër.thimi i bom.bës është bërë me telekomandë. Sipas Report Tv, bomba e cila ka shpërthyer ishte artizanale me nitrat e kimikate.
Ndërkohë 27-vjeçari Vitjon Lluka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Advertisements
Ndërkohë, sipas grupit hetimor ngjarja nuk ishte aksidentale, por ka si motiv hasmërinë.
Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur dhe menjëherë ka shpër.thyer. Lluka është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte shumë i madh.
Si pasojë e shpëtimit fytyra e 27-vjeçarit është deformuar aq sa ka spostuar edhe pjesën e poshtme të nofullës. Ndërkohë, dyshohet se kjo ngjarje ka motiv hakmarrjen e një vr.asjeje që ka ndodhur më 23 mars të 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci” ku autor ka qenë Enrik Lluka, vëllai i Vitjon Llukës.
Enrik Lluka në 23 mars 2016, ka qëll.uar me ar.më zjarri ndaj kushëririt të dytë të tij, Dorian Lluka i cili humbi jetën dhe Bilbil Llukës që ngeli i pla.gosur. Ndërkaq, Enrik Lluka nuk është arrestuar ende.