Në dosjen e dorëzuar tashmë në Gjykatë për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit me Policinë edhe disa përgjime telefonike.
Advertisements
Mes tyre është edhe biseda e Florian Habilajt me ishshefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë. Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arr*estua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.
PERGJIMET
Advertisements
Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.
Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.
Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms
nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”
Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar
nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor
për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
KOçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora
Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë
Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz
poshtë te ullinjtë
Motra: Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë