Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.
Advertisements
“BalkanWeb” ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja mbrëmjes e së enjtes. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.
“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.
Advertisements
Ata janë shprehur se familjarët e tyre po i trajtojnë si kriminelë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.
Kujtojmë se dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake. Aktualisht policia po pyet të gjithë ushtarakët qe kanë qenë në punë atë natë në këtë repart ushtarak.