Vijon të jetë problematike situata nga moti i keq në pjesën më të madhe të vendit.
Advertisements
Mësohet se zonat e thella të Pukës janë të izoluara nga reshjet e shumta të borës, ndërsa mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat edhe sot.
Po ashtu është bllokuar qarkullimi edhe në rrugët nacionale në këtë zonë.
Advertisements
Ndërkaq, në Dibër trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër dhe për pasojë shumë fshatra janë të izoluar.
E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës. Mësohet se në Korçë trashësia e borës ka arritur 90 cm në zonat malore dhe 30 cm në qytet. Ndërsa aksi nacional është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.