Shqiptari qe u gjet i vdekur në burgun grek, mister rrethanat. Mjeket perplasen me ministrine

Një 33-vjeçar shqiptar gjendet i vd*ekur në një bu*rg të Greqisë. I riu që vuante dën*imin në bu*rgun e Koridhalosit u gjet në orët e parë të së dielës pa shenja jete në qelinë e tij.

Advertisements

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dën*uar ka qenë përdorues dro*ge, duke ngritur kështu dyshime të mëdha. Gjithsesi, do të jenë ekzaminimet e mjekësisë-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të vde*kjes së të dën*uarit. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit, por theksojnë se në të njëjtin bu*rg, javët e fundit, ka humbur jetën shqiptari tjetër Albert Bako dhe një 65-vjeçar grek.

Në një hark të shkurtër kohor, në burgun e gjendur në Athinë kanë humbur jetën tre shqiptarë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në bu*rg, edhe pse e kishte shlyer dën*imin. Ngjarja ndodhi në spitalin e bur*gut, më 27 dhjetor. Ndonëse rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, një mik i Gëzimit shprehet se përgjatë 20 ditëve, 33-vjeçari është mbajtur përtej dën*imit në bu*rg.

Advertisements

Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekz*ekutua në ambientet e bur*gut me th*ikë të improvizuar. I arrestuari për plag*osjen e 14 personave dhe pjesëmarrjen në vra*sjen e një avokati të njohur grek, dyshohet se është vr*arë nga një tjetër shqiptar. Bako u transferua në bur*gun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësor për vra*sjen e avokatit.

Ai u la në qeli me shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe personi i dyshuar që e ekzekutoi. Ky i fundit dyshohet se veproi në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë. Albert Bako ka pla*gosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet për vra*sjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos dhe si nxitës i vra*sjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

Pas vra*sjes së ekst*remistit grek në Bularat të Gjirokastrës, ka pasur një rritje të urrejtjes ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. Prej fundit të muajit tetor, kur RENEA vr*au Konstantinos Kaçifas, në Greqi janë vr*arë dhjetëra shqiptarë në rrethana të paqarta. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka pasur disa raste, ku të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit dhe dhu*nës.

Rasti, që ka bërë më shumë jehonë në media, është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume). Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e bur*gut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vr*au me thi*kë një prej gardianëve të bur*gut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Dokumenti i dhu*nës me pamje solli më pas pranimin e dhunës nga vetë gardianët e burgut, si dhe dën*imin e tyre për një veprim të tillë. Por, nga ana tjetër, shumë raste të tjera të dhu*nës dhe vde*kjeve misterioze të shqiptarëve në bur*gjet e Greqisë kanë mbetur të pazbardhura.

Artikulli paraprakFOTO/ Rama shfaqet sërish me veshje të “çuditshme”, këtë herë në Berlin
Artikulli tjetërShume tabu nuk perbejne me nje tabu ne Tirane! Miss Trans Albania organizoi festën më të pazakontë në Tiranë(Foto)