Rama ker*cenon Metën: Do shihemi në gjyq, do jem de jure ministër i Jashtëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zërat se do të ishte në rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do çdekretohet nga Meta.

Advertisements

Në një status në Twitter, Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.

Ai konfirmon se deri në ditën që Meta do e çdekretojë, do të qëndrojë vetë në roli e ministrit të Punëve të Jashtme.

Advertisements

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter

Artikulli paraprakU pezullua nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, kush eshte prokurorja qe kaloi Vettingun
Artikulli tjetërAmerika kër*cënon Kosovën: Ja cfarë do ndodhë nëse nuk largohet taksa