Beteja virtuale Rama-Meta vazhdon. Rreth një orë më parë Presidenti Meta reagoi në lidhje me deklaratat e Ramës mbrëmjen e djeshme në emisionin e Arian Çanit, duke shkruar se ministria e Jashtme nuk është autoshkollë.
Advertisements
Rama i është përgjigjur në Twitter duke e quajtur Metën “pengmarrës të Kushtetutës”.
Sipas Kryeministrit, Presidenti e ka katandisur zyrën e shtetit në çizme rezervë të Monika Kryemadhit.
Advertisements
POSTIMI I PLOTË I RAMËS NË TWITTER
“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎
Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet👎”, shkruan Rama.