Që prej orës 8 të mëngjesit studentët janë mbledhur në fakultetet përkatëse për të nisur më pas marshimin për te Kryeministria. Kjo protestë është paralajmëruar rreth dy javë më parë dhe është vazhdimi i protestës që nisi para Ministrisë së Arsimit në dhjetor të 2018.
Advertisements
Sigurisht që policia ka marrë masa për të mbrojtur ambientet e Kryeministrisë. Siç shihet edhe në foto forca të shumta janë vendosur pranë apo edhe pas Kryeministrisë.
Kujtojmë se studentët e vijojnë këtë protestë për shkak se qeveria nuk i plotësoi 8 kërkesat e parashtruara. Edhe më parë ato mohuan në formë kategorike që të ulen të diskutojnë me kryeministrin për 8 kërkesat e tyre, duke i konsideruar ato si të panegociueshme.
Advertisements