Detaje te reja nga aksidenti tra*gjik me nje viktime dhe dy te pl*agosur prane bypass-it të Lushnjës.
Advertisements
Një makinë “BMW X5” doli nga rruga dhe u përmbys. Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja, ndërsa shoferi dhe një tjetër pasagjer kanë mbetur të lënduar.
Automjeti mësohet se ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që ka dalë nga rruga, drejtuesi nuk ka mundur dot ta rikthejë kontrollin mbi të.
Advertisements
Edhe pse ka tentuar të manovrojë, ka qenë e pamundur për ta kthyer mjetin në rrugë. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se mjeti, pasi ka dalë nga rruga, ka fluturuar disa metra dhe pastaj është përmbysur, duke u dëmtuar rëndë mjeti si dhe njerëzit që udhëtonin.
Policia sqaroi se mjeti “BMW” me targë AA 858 CV, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vde*kjen e një personi dhe plag*osjen e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:30 ne bypass-in Plug-Savër në Lushnjë. Viktima mbeti Mirela Sakolli, 42 vjeçe. Dy të pla*gosurit janë Majlinda dhe Bato Salia, 51 dhe 53 vjeç. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, të lënduarit janë nga qyteti i Beratit.
“Ata po ktheheshin nga Spitali i Tiranës për në shtëpitë e tyre, pasi Majlinda Salia sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet”, bëjnë të ditur burimet. Policia, sapo mori njoftimin, shkoi në ndihmë të të plago*surve, pasi 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend. Dy të pla*gosurit u dërguan për në Spitalin e Lushnjës dhe ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ata kanë marrë vetëm disa dëmtime të rënda, por jo vde*kj*eprurëse. Mjekët thonë se, e kanë vënë në kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Paraprakisht, sipas Policisë, mësohet se shkak i aksi*dentit është bërë shpejtësia e lartë, me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit. Sipas të njëjtave burime, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, shiut që binte pa pushim, automjeti ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar në fushat e zonës../PANORAMA