Pasi u dhun*ua nga policia , studenti me lot në sy kërkon drejtësi: Fati mbetet jetim në Shqipëri

Një student nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës që u përplas në orët e mëngjesit me një efektiv policie, teksa po mundohej të ngujohej sëbashku me një grup tjetër brenda sallave të auditoreve, kërkon që të merren masa ndaj këtij policit në fjalë.

Advertisements

Një student protestues nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës, i cili është pë*rplasur fizikisht në orët e mëngjesit me një efektiv policie, i revoltuar e me lot në sy i është drejtuar zyrës së rektorit të këtij universiteti. Teksa ka kërkuar që të merren masa përkundrejt dh*unës së ushtruar, ai është shprehur: Fati mbetet jetim në Shqipëri. I pyetur nga gazetarja e Report Tv se cfarë i ka ndodhur ekzaktësisht, ai zgjodhi të mos e komentonte situatën. Studenti, sëbashku me një grup tjetër studentësh protestues, më pas i janë drejtuar zv/rektorit duke i kërkuar që të vendoset drejtësi. Por ky i fundit, i rrethuar nga mediat dhe studentët, është shprehur se përgjegjësi do të mbajnë ata që kanë ushtruar dhu*në.

Artikulli paraprakStudentët e Ekonomikut përzënë deputetin e PD: Jemi ne opozita!(Video)
Artikulli tjetërInvestimi privat plot 8 milione euro! Ja kush eshte fituesi per aeroportin e Kukesit