Fëmijët nuk zgjedhin dot as prindërit dhe as karrierën e prindërve të tyre, por pas të 18-ve, mund të zgjedhin të jenë ose jo, po aq publikë sa nëna apo babai.
Advertisements
Qeveritë shqiptare kanë ndërruar shumë ministra e deputetë, por jo të gjithëve ua njohim fëmijët. Disa kanë zgjedhur të jenë më të rezervuar, të tjerë kanë qenë aq të hapur me familjet e tyre.
Vitet e fundit, titujt e mediave shqiptare kanë filluar t’i zënë gjithnjë e më shumë vajzat e qeveritarëve shqiptarë. Ja cilat janë ato që janë përfolur më shumë.
Advertisements
Argita Berisha (Malltezi)
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, pedagoge dhe drejtuese e një studioje ligjore, është akuzuar vazhdimisht nga kundërshtarët politikë të babait të saj se është përfshirë në afera korruptive dhe përflitej se jetonte në luks të shfrenuar.
Dasara Malltezi
E njohur ndryshe si “Supermbesa”, vajza e Argita Berishës dhe anëtarit të PD, Jamarbër Malltezi dhe njëkohësisht mbesa e ish-kryeministrit Berisha. Dasara doli për herë të parë në skenë në vitin 2014, kur publikoi librin e saj të parë, një guidë për maturantët në lidhje me lëndën e letërsisë.
Aleksia Peleshi
Fotot provokuese dhe pozimi për kopertinën e një reviste italiane, bënë që Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshi, të pushtonte papritur mediat shqiptare, por edhe të shtojë ndjeshëm ndjekësit në rrjetet sociale.
Besa Kokëdhima
Vajza e ish-deputetit Koço Kokëdhima ka qenë pjesë e skenës muzikore shqiptare shumë kohë më parë se babai i saj të përfshihej në politikë si deputet. Ajo ka nisur të këndojë që në moshë të vogël dhe sot është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.
Eliza Haxhinasto
Ishte krushqia mes dy ministrave ajo që nxiti kuriozitetin e të gjithëve për të njohur më në fund Elizën, vajzën e ish¬ministrit të Transporteve, e cila tashmë zyrtarisht, është e fejuara e Franko Naços, djalit të ish¬ministrit të drejtësisë Nasip Naço.
Era Meta
Ndonëse ende e vogël në moshë, vajza e vogël e Presidentit Ilir Meta, ia ka dalë të bëhet personazh. Në një intervistë me Arjan Çanin, politikani u shpreh se Era ishte personi i vetëm që ai ia ngre telefonin, në çdo situatë. Ajo është gjithashtu aktive edhe në rrjetet sociale. Vetëm pak kohë më parë ajo postoi një foto me këngëtaren Bebe Rexha, duke zbuluar kështu, lidhjen familjare prej së ëmës, Monika Kryemadhit me yllin botëror të muzikës POP.
Livia Nikolla
Vajza e ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, u bë “si padashur” personazh publik për shkak se nëna e saj, e cila e përfshiu në një deklaratë publike që pak kishte të bënte me të bijën. Në ceremoninë e pritjes së lojtarëve të kombëtares shqiptare pas kthimit nga Franca, ku ndodheshin për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se vajza e saj ndiqte studimet në Francë, me rezultate të shkëlqyera dhe se pas fitores së Shqipërisë, ajo kishte marrë shumë mesazhe urimi nga miq të huaj.