Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh: SHBA-BE në krah të studentëve, erdhi koha qe te …

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka goditur të gjithët politikanët e lartë, duke thënë se janë bërë bashkë për t’i shpëtuar ‘uraganit’ studentor. Sipas tij, fuqitë e mëdha janë krah stundetëve për të shporruar klasën aktuale politike.

Advertisements

Postimi i plotë i Ngjelës:

Kanali televiziv shtetëror gjerman ZDF, dje goditi gjendjen në Shqipëri dhe përkrahu studentët. Ja si shprehet ZDF:

Advertisements

“Konrad Adenauer Institut mendon se rreth 400 000 janë larguar gjatë viteve të fundit nga Shqipëria. Katër nga pesë te rinj duan të largohen… Papunësia e të rinjve sot në Shqipëri është mbi 30%. Studentët janë ngritur. Qeveria ju afron zgjidhje, por ata janë kundër të gjithë klasës së korruptuar politike. Diplomat dhe doktoraturat e pedagogëve dhe ministrave janë të blera. Studentën kërkojnë biblioteka, kushte, dhe perspektivë. Fillimisht studentët u injoruan por tani ata jane kthyer në pozicion të fortë”.

Kjo është gjendja. Kurse Berisha dhe Basha dje i shkuan në ndihmë Ramës duke futur histerinë e dhunës me studentët e tyre lapaculë. Asgjë nuk bëjnë dot. Tani kuptohet se studentët kanë përkrahje ndërkombëtare. Kuptohet gjithashtu se edhe politika amerikane është me ta.

Berisha, Basha dhe Rama kot lodhen. Kjo gjendje do ndryshim drastik. Korrupsioni i lartë është pa shpresë. Studentët kanë marrë përsipër ta shporrin këtë klasë politike. Dhe do ta bëjnë. Tani që foli edhe stacioni shtetëror televiziv gjerman, kuptohet se studentët nuk janë vetëm. Studentët po bëjnë revolucion paqësor të kadifenjtë antikorrupsion në Shqipëri. Kurse hordhitë e Saliut u futën për ta ndaluar. Por studentët janë shumë të qartë; kurse Rama ka shpresë te Saliu… dhe Saliu te Rama. (!)

Procesi studentor protestues nuk ndalon. Sot e më tej, studentët pritet që të shumohen. Socialistët, nese duan të shpëtojnë partinë e tyre si mazhorancë, duhet të sjellin një kryeministër të pakorruptuar. “Edi Rama është bloza e korrupsionit shqiptar” – kështu po thonë studentët.Ngjela paralajmëron ndryshim e madh: SHBA-BE në krah të studentëve, do shporrin…

Artikulli paraprakNdryshimi i Monika Kryemadhit, prova që nuk ka njerëz të shëmtuar por vetëm të varfër
Artikulli tjetërParashikimi i motit per sot dhe neser