Një person humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Gjithçka ndodhi teksa dëbora e dendur shembi strehën e një karburanti.
Advertisements
Vik*timë mbeti punonjësi i karburantit, Tonin Loci, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Ngjarja ndodhi teksa babai i dy fëmijëve i cili punonte në karburantin “Gega Oil”, u zu poshtë nga çatia, në vendin e tij të punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Advertisements
Struktura metalike e rënduar nga pesha e dëborës u rrëzua, duke bërë që të shkaktohet edhe zjarr.
Loci u izolua brenda ambienteve të karburantit, duke e pasur të pamundur të dilte.
U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin nga rrënojat