Disa ditë më parë Klaudia Pepa, postoi në profilin e saj në Instagram një foto me kolegun e saj, Francesco Mariottini. Krahas fotos me të Klaudia shkroi se ai ishte princi i saj.
Advertisements
E menjëherë, pas këtij postimi në rrjete nisën aludimet se Klaudia mund të ishte në një lidhje me balerinin italian. Më pas Klaudia i mohoi këto zëra duke thënë, se ata ishin vetëm kolegë dhe asgjë më shumë.
Mirëpo po Klaudia ka postuar sërish një foto të balerinit italian dhe komentet se ajo mund të ishte në një lidhje me të kanë nisur sërish nga fansat e saj.
Advertisements
Për këtë foto ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i Klaudia, Albi Nako. Ai i ka dhënë pëlqej fotos, ku Klaudia shfaqet në krahët e balerinit italian. Një reagim ky, që nuk pritej në fakt por kjo tregon se Klaudia dhe Albi pas ndarjes kanë mbetur miq.