Një qen i rraës ‘Golden retriever’ , i quajtur Asha, është bërë hero. Ai ka shpëtuar jetën e një koale të vogël. I zoti i qenit, 45-vjeçari Kerry McKinnon, kur u zgjua, pas se i vogli i koalës ishte mbështjellë me gëzofin e qenit.
Advertisements
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Victorias në Australi. I vogli i koalës ishte shkëputur nga mamaja e tij dhe po të mos kishte qenë për Ashën, do të kishte ngordhur, pasi termometri shënonte 5 gradë celcius.
Sipas të zotit të Ashës, qentë kanë një instikt mbrojtës.
Advertisements
Ai tha:
Unë mendoj se qentë kanë një instikt mbrojtës. Koala nuk donte të shkëputej nga Asha. Kur u mundova ta mbështjell koalën me batanije, ajo ngriti putrat pasi nuk donte të largohej nga kurrizi i Ashës.
Për koalën tashmë po kujdeset një specialist, i cili do ta lëshojë më pas në botën e egër kur të jetë gati.