“Jemi tuj hangër”, Vangjush Dako drekë me Avdylajt, dalin detaje te reja tro*nditese

Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) ka publikuar sot një tjetër pjesë të “dosjes 339” por jo vetëm ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Në përgjime del se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje konsumonte dreka.

Advertisements

SHKRIMI I PLOTË
Përgjimet zbulojnë rolin e kri*mit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri

Dhjetëra përgjime dhe dokumente të dy hetimeve në Prokurorinë e Kr*meve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në blerje votash në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. Materiali në vazhdim u prodhua për Zërin e Amerikës nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.

Advertisements

Dy hetime paralele të Prokurorisë së Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e kri*mit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri elektoral pa kryer ende një reformë zgjedhore.

Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN përmes dosjes me nr:339/1 ekspozojnë anëtarët e grupit të drejtuar nga vëllezërit Avdyli në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë dhe Lezhë.

Një procedim i dytë, i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një kallëzimi të Partisë Demokratike në vitin 2016 ngre gjithashtu dyshime për veprimtari të paligjshme gjatë zgjedhjeve të shtatorit 2016 për kryebashkiakun e Dibrës.

Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, e përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës. Bisedat telefonike të vëllezërve Avdyli e zgjeruan rrethin e hetimeve te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat.

E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut” dhe mbeten ende me dhjetëra CD përgjimesh të pazbardhura. Megjithatë, transkriptet e siguruara tregojnë se përfshirja në zgjedhje e vëllezërve Avdyli lidhej kryesisht me marrëdhënien e tyre me kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili drejtoi edhe shtabin elektoral të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit.

Komunikimet dhe bisedat për takime me Dakon zënë fill në janar të vitit 2017 dhe shtrihen deri në shkurt të vitit 2018. Ato kanë si objekt probleme nga më të ndryshmet si dhe koordinimet për dreka mes tij dhe vëllezërve Avdyli.

Përgjimi 1 [datë 11 shkurt 2017]

Altin Avdyli: Ne me atë shokun jemi tuj hangër bukë, me Gjushin. Të hanën e patëm lanë të vish me e taku, megjithatë po e takoj me babën tat, Isakun.

I panjohur: Shife vetë o burrë, nuk ka problem, se vij unë nuk ka problem.

Altin Avdyli: Jemi me Astritin, të hanën e kemi lënë. Jemi te Maxhestiku me Gjushin t’u hangër një drekë.

Bisedat e përgjuara kulmojnë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku në një bisedë të publikuar më parë në media, Altin Avdyli flet për blerje votash.

Përgjimi 2 [datë 24 qershor 2017]

Altin Avdyli: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…. 6 veta janë… thuaji Vangushit t’u japim ndonjë lek që të votojnë…

Dy ditë pas zgjedhjeve, Dako është përgjuar ndërsa kërkon takim me Astrit Avdylin, për të cilin thotë se donte ta falënderonte.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi vazhdimin e hetimeve për përfshirje të grupit Avdyli në krim elektoral apo në korrupsion në sektorë të ndryshëm të administratës. Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë.

Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur marrëdhëniet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje.

I kontaktuar përmes telefonit, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre akses pranë bashkisë.

“Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria”, tha Dako.

Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun e Durrësit dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, 45-vjeçari Astrit Avdyli po vuante një dënim me 16 vjet për vrasje në burgun e Shënkollit. Por ai ia doli të lirohej para kohe nga burgu përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me sëmundjen e “depresionit me tentativa suicidale”.

Avdyli u lirua në fillim të marsit 2016 dhe vetëm pak muaj më pas, u përfshi sërish në hetime për implikim në trafik droge.

Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.

Një numër zyrtarësh lokalë, të tillë si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Durrës dyshohet se u kanë siguruar atyre akses për favore të llojeve të ndryshme.

Të dhënat hetimore tregojnë gjithashtu se bashkia e Durrësit është vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal. Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë përfshirjen e tyre edhe në zgjedhjet e Kavajës si dhe ato të qarkut të Lezhës.

Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë. Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës tregon jo vetëm blerjen, por edhe fotografimin e votës si dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

Përgjimi nr. 3 {datë 27 qershor 2017]

– Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri. Ka mbaru ai muhabet, ia ka dhënë Fred Markut….Tashi ne i japim lekët për me mbaru ato punë e hallet që keni, e jo me radhë lekë e mos me dhanë votën.

-Vallahi votën e kam dhanë, qafsha kalamajt.

-Ore, nuk e di Roshi, bëj gati lekët e kur të kalojë Shpëtimi sipër t’i japë lekët mbrapsh. Urgjentisht t’i japë lekët mbrapsht.

Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar në proceset zgjedhore fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona specifike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike.

Një procedim i dytë i vitit 2016 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili mban numrin 184 po heton një numër drejtuesish të institucioneve kyç në Dibër si dhe persona me precedentë penalë për veprimtari të paligjshme, premtime për vende pune në këmbim të votës si dhe kanosje. Hetimi lidhet me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016, që i dha mandatin kryebashkiakut socialist të Dibrës, Muharrem Rama.

Por njësoj si për dosjen 339/1, edhe ky hetim ka kaluar nëpër duart e disa prokurorëve, ndërkohë që orë të tëra me përgjime presin ende radhën për t’u transkriptuar.

Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë se Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.

Një numër zyrtarësh lokalë në institucione kyçe si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, punonjës të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përgjuar gjatë komunikimeve me vëllezërit Avdyli në fillim të vitit 2018, ndërkohë që këta të fundit kërkonin favore të llojeve të ndryshme.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se vëllezërit Avdyli kanë komentuar apo ndjekur me interes zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndonëse nga bisedat nuk del qartë se kush ishte kandidati i preferuar.

Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë. Ndërsa në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.

“…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore. /VOA/

Artikulli paraprakDy biondet e njohura dhurojnë skena + 18 nga taksia
Artikulli tjetërE ftoi për t’u bere pjese e lojërave ero*tike, pastaj mësuesja i dërgon foto nu*do studentit te saj