Shkova të shihja për gjendjen e kushëririt që ishte aksid*entuar, kur një makinë na mori të gjithëve para”. Ky ka qenë rrëfimi i një prej të mbijetuarve nga aksidenti i fr*ikshëm dje në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 persona vdi*qën dhe u plag*osën 5 të tjerë.
Advertisements
Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e Menyr Lamaj, një prej personave të pl*agosur. Ai tha se sapo ishte njoftuar për aksi*dentin në fjalë ku ishte përfshirë kushëriri i tij, bashkë me të vëllain dhe djalin kishin shkuar nga fshati drejt rrugës, ndërsa ishin marrë para nga një makinë. Sipas të pla*gosurit, makina ishte me shpjetësi dhe nuk kishte frenuar fare.
Advertisements
“Na u për*plas një kushëri në autostradë. Duke parë atë, na vjen një makinë na merr ballë përballë. Kushëririn e kishte go*ditur një makinë. E në ato momente teksa ishim duke parë, na vjen makina na merr para. makina erdhi pas 5 minutash. Ishte me shpejtësi të paparë. As nuk frenoi fare. Ne ishim në këmbë, shkuam të shihnim djalin e xhaxhait që ishte aksi*dentuar. Ishim në fshat, sapo morëm vesh për aksidentin dhe duke parë ambulancën në rrugë, na mori makina para. Isha unë, djali dhe vëllai im. Edhe ata u go*ditën. Ishin shumë persona, nuk e di”, tha Lamaj teksa ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, ndërsa në fytyrë ka ende njolla gj*aku.